Jonida Vokshi merr “Gjeniun e vogël”. Në ekran me vajzën?

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jonida Vokshi merr “Gjeniun e vogël”. Në ekran me vajzën?

Pak ditë më parë, “Revista Who”, zbuloi se shumë shpejt “Gjeniu i vogël”, do të rikthehej shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus.

Spektakli i cili i dedikohet fëmijëve dhe talenteve të tyre do të rifillojë pas disa sezonesh shkëputje dhe drejtuesja e tij ishte ende enigmë.

Megjithatë me një postim në “Instastory”, Jonida Vokshi ka lënë të kuptohet se do të jetë ajo moderatorja.

“Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”, ka shkruar Vokshi krah postimit ku shihet dhe Emi me fletoren para.

Më herët spektaklit është prezantuar nga emra si Alketa Vejsiu, Suela Demiri apo Klea Huta.

Vetë Jonida nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth këtij rikthimi në ekran që do e sjellë edhe më pranë fëmijëve. Më herët ajo është bërë pjesë e serialit “Hot”, ndërsa ka drejtuar dhe “Thurrje” në Digitalb./revistawho.com

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE