Delinda Disha në pritje të ëmbël
Aktorja e “Klanifornia” në Tv Klan, Delinda Disha ka mundur të realizojë qëllimin e saj për vitin 2022. Më herët ajo ka deklaruar se dëshironte zgjerimin e familjes së saj me një fëmijë tjetër.
Lajmin e gëzuar aktorja e ka bërë të ditur me një postim plot dashuri në rrjetet sociale ku shfaqet me barkun paksa të rrumbullakosur. Pranë saj qëndrojnë bashkëshorti, Eldo dhe djali, Dasantin që vizatojnë zemra të kuqe mbi bark.
“Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Delinda në foton e ëmbël teksa rrezaton nga lumturia.
Planet për të pasur një fëmijë tjetër gjatë vitit 2022 Delinda i bëri të ditura në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Ajo tha se përveçse një vendim i planifikuar, ishte djali, Dasantini që kishte shprehur shpesh dëshirën për të qenë vëllai i madh.