“Louis Vuitton”, tjetër fabrikë prodhimi në Francë

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Louis Vuitton”, tjetër fabrikë prodhimi në Francë

Marka luksoze inaguroi hapjen e dy fabrikave të çantave lëkure

“Louis Vuitton”, marka  më e madhe e luksit në botë dhe pjesë e “LVMH Moët Hennessy” , po shijon “rritje të jashtëzakonshme“, tha shefi  i markes luksoze Bernard Arnault, teksa përuroi dy fabrika të produkteve të lëkurës në rajonin Loire të Francës. Kompania  planifikon të rrisë prodhimin në Francë, me dy vende të tjera të planifikuara të hapen para fundit të vitit, bëri me dije Arnault.

Kërkesa në rritje për modën dhe aksesorët evropianë ka nxitur një rritje të madhe të shitjeve në grupin luksoz si dhe rivalët e tij, duke përfshirë “Kering” dhe “Richemont”.

Më herët Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se industria e modës dhe luksit u rrit për t’u bërë eksportuesi më i madh i vendit vitin e kaluar. Arnault foli gjatë një vizite inauguruese në dy fabrikat e çantave të lëkurës në Vendome dhe Aze, në jugperëndim të Parisit, së bashku me ministrin francez të Financave Bruno Le Maire dhe shefin ekzekutiv të “Louis Vuitton”, Michael Burke.

Pjesët e lëkurës të përdorura për çantat luksoze, ishin të ekspozuara në katin e prodhimit. “Louis Vuitton” gjithashtu ka dy vende prodhimi në Kaliforni dhe Teksas, si dhe në Itali dhe Spanjë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE