Veprimi i Adisit për Fifin në mes të koncertit është për t’u marrë shembull!

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veprimi i Adisit për Fifin në mes të koncertit është për t’u marrë shembull!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale. Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Mirëpo, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.

Jo vetëm kaq, por tanimë kemi parë se dhe në daljet publiket ata janë bashkë gjatë gjithë kohës, ku madje Adisi e shoqëron këngëtaren në koncertet e saj. Teksa së fundmi, kur bukuroshja ka qenë në skenë dhe një incident ka ndodhur me sandalet e saj, Adisi është ulur në gjunjë për ta ndihmuar.

 

#bbvipal #couple @fifi.fr #bc #kosovo #london #albania #hit #wow

♬ original sound – Filloreta Raçi

Adis Patushi nuk është pak i njohur për publikun, pasi ky i fundit është ish- partneri i modeles së njohur Adrola Dushit me të cilën ka dhe një djalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE