Beatrix po e kalon ndarjen me Anxhelinën
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Beatrix po e kalon ndarjen me Anxhelinën](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/03//beatrix-po-e-kalon-ndarjen-me-anxhelinen.jpeg)
Fill pas ndarjes nga Donaldi, syri i gjithë ndjekësve u përqëndrua tek jeta private e Beatrix që u përfol mjaftueshëm, sidomos pas udhëtimit në Dubai.
Pavarësisht spekulimeve, Beatrix i ka mëshuar një të vërtete të vetme, se kohën pas ndarjes, pa Donaldin jashtë shtëpisë e ka kaluar dhe kalon me vajzën e tezes, Anxhelinën.
Këngëtarja ndau jo më larg se dje disa foto dhe video nga darka e shijuar bashkë, por nuk e cilësoi vendin në të cilin ndodhej.
Të jenë këto disa pushime relaksuese të radhës në Dubai?
Beatrix ka vendosur të flasë vetëm me foto, video dhe këngë e për të kuptuar më shumë, syri kureshtar duhet të dëshifrojë ato./revistawho.com