Stop – Emisioni 8 Mars 2022 (sezoni 7)
Stop/ 8 marsi i grave, nga dhuratat te rrahjet e burrave me pallaske mizash.
Sot është 8 marsi, dita e grave dhe vajzave, ndaj ne kemi dalë në rrugët e Tiranës,për të parë, sesi festojnë ato.Disa thonë, se kanë marrë dhurata që në mëgjes e janë zgjuar me fjalë dashurie. Të tjerat i kanë burrat seriozë. Në fund u japim nga një lule e pallaskë mizash, që t’u bien burrave, kur ata gabojnë.
Korce/ Policja e gjobit per parkim dhe shpif: deshi te me shtype.
Ilir Kafazi tregon, se datën 15 janar në qendër të Korcës ka marrë gjobë për parkimin e makinës.Ai thotë, se 3 punonjësit e komisariatit të policisë kanë gjobitur vetëm makinën e tij, pasi të tjerët, që kishin parkuar si ai, u larguan dhe u lejuan ta bënin këtë.Për këtë ai debatoi me punonjësit e policisë.Pasi nuk zgjidhi gjë, u largua me mjetin e tij.Më vonë në shtëpinë e tij zbarkoi policia, duke e shoqëruar në komisariat. 3 punonjësit që e gjobitën, kanë pretenduar, se Ilir Kafazi ka tentuar të shtypë me makinë njërën nga punonjëset, por kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, e hedhin poshtë këtë pretendim.
Video/ Si mashtroi policia, qytetari mori gjoben e u largua, pa sherr.
Për problemin e qytetarit Ilir Kafazi, që u gjobit e u padit nga punonjësit e policisë, ne shkojmë në komisariatin e Korcës, për të takuar shefin e krimeve Qemal Hoxhaj. Hoxhaj fillimisht u ofrua të na sqaronte e më pas ia kaloi topin një tjetër punonjësi, duke thënë, se për këtë cështje, materialet janë referuar në Prokurorinë e Korcës.Në prokurori cështjen e ka Oli Visi, e cila është përmendur disa herë në rastet e trajtuara në emisionin “Stop”.Ne presim, që prokurorja të paktën të marrë në konsideratë pamjet filmike të bizneseve nga vendi i ngjarjes, pamje që edhe “Stop” i transmetoi.