Stop – Emisioni 9 Mars 2022 (sezon 7)

vovalbania March 10, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Stop – Emisioni 9 Mars 2022 (sezon 7)

Mesazhi nga Ukraina: Ukrainas jeni te lavdishem! Ruse ndalni luften!

Një trajner sporti ukrainas, i quajtur Vlad, ka dhënë një mesazh nga Ukraina, ku po qëndron, duke ndihmuar bashkatdhetarët e tij në misione humanitare. Ai tregon, se ka frikë për familjen, ndërsa i quan qëndrestarët ukrainas lavdi dhe krenari për gjithë vendin. Vladi u bën thirrje qytetarëve rusë që të ngrihen për të bërë presion për ndaljen e luftës.

Durres/ Polici i pire e aksidenton e largohet, fajtor i aksidentuari.

Jemi në spital për një intervistë të pazakontë. Edisoni është i shtruar për shkak të një aksidenti dhe ka këputur këmbët. Ai tregon, se makina ishte e shokut të tij. Në momentin, që po i ndërroheshin llambat, shoku i ka thënë, që po vinte një makinë me shpejtësi, por ai nuk pati kohe të kthente kokën, pasi u përplas direkt. Edisoni thotë, se ra në tokë dhe ai, që e përplasi, u largua. Ky person ishte punonjës policie.Eksperti Shpëtim Xhetani ka përdorur shpesh në ekspertizë, se në rrugë nuk ka patur ndricim të plotë,por aty duket, se një makinë ka ndaluar.Nga proces verbali i mbajtur nga Opgj thuhet, se Paulin Pjetërgjoka ka qenë nën  ndikimin e alkolit, ku matja pas tre orësh ka treguar nivelin e alkolit 0.81mg/litër.Gjithashtu rruga është interurbane dytësore dhe shpejtësia e lejuar është 40km/h, ndërkohë që drejtuesi ka qenë me shpejtësi 50km/h.Edhe pse Edisoni është duke luftuar për jetën, sipas ekspertizës thuhet, se Paulin Pjetërgjoka mund të gjykohet për alkolin dhe shpejtësinë, por jo për dëmin e shkaktuar, pasi fajtor ka dalë Edisoni.Në këtë mënyrë është favorizuar punonjësi i policië, që as nuk ka ndaluar pas aksidentit.

Majlinda Lleshi gjakosi gazetarin, reagimi gjysmak i Kryetares se Notereve.

Pak javë më parë, në 16 shkurt transmetuam rastin e zonjës Arta Çika, e cila denoncoi në “Stop” procedurën e hapjes së testamentit nga noterja Majlinda Lleshi në Borsh.Testamenti është bërë në vitin 2013.Majlinda Lleshi rezulton notere te firma e burrit të kunatës së zonjës Arta Cika “Hodaj SHPK”. Qytetarja Arta Cika shkoi në zyrën e noteres për ballafaqim dhe noterja pranoi shkeljen, por i tha zonjës, se ia ka bërë kunata.Qytetarja Arta Cika u mor peng në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, pasi kjo e fundit nuk e la të dalë. Pasi erdhi policia, noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënoi gazetarin e “Stop”, dhe e goditi fizikisht, duke gjakosur edhe kameramanin.Pas gati 3 javësh kemi mundur të gjejmë kryetaren e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushi, reagimi i së cilës ishte gjysmak dhe i vakët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE