Rekordi i 1998-ës sapo u thye nga Dua Lipa
vovalbania
March 16, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa ka shënuar suksesin e radhës me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.
Pikërisht kjo këngë është bërë e para e një artisteje grua që ka qëndruar më shumë në gjithë historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”. Projekti muzikor i Duas ka mbushur gjithsej 70-të javë në listën e këngëve më të dëgjuara në botë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë.
Këtë lajm Dua e ka shpërndarë edhe në “Instagram”, ku numëron mbi 80 milionë ndjekës. Entuziazmi i saj ishte i pritshëm sigurisht./vov albania