Si fillim, ai duhet të të shohë ty siç pa mbrëmë Ben Affleck Jennifer Lopez-in
Ben Affleck ishte i dashuri perfekt dhe një mbështetje e madhe për JLo kur u pa në audiencën e iHeartRadio Music Awards duke brohoritur për të dashurën Jennifer Lopez teksa ajo pranoi çmimin prestigjioz “Icon”. Ai ishte ulur në rreshtin e parë me djalin e tij 10-vjeçar, Samuel, dhe vajzën 14-vjeçare të Lopez, Emme.
“E vlerësoj shumë këtë, shumë. Do të doja t’ju them se çmimet janë më të rëndësishmet për mua, por kjo nuk është e vërtetë. Dhe mos mendoni se nuk i vlerësoj gjërat me shkëlqim, sepse i vlerësoj! Nuk mund të gënjej, të gjithë e dinë që e bëj. Por kjo nuk është arsyeja pse e bëj këtë. Nuk është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Unë me të vërtetë e bëj gjithçka për ju”, ka thënë Jennifer.
Lopez shtoi se prej fansave të saj mbështetës, ajo zgjohet çdo ditë duke bërë atë që do “më së shumti në jetë”.
“Ky është bekim. Kjo është një dhuratë që ju më bëni dhe unë thjesht dua t’ju falënderoj për këtë. Ju jeni ata që më jepni çdo ditë mundësinë për të jetuar një jetë që as nuk mund ta imagjinoja se do të realizohej kur isha një vajzë e vogël duke u rritur në Bronx. Faleminderit që më mësuat se kush jam në të vërtetë. Ikona. Unë mund ta kapërcej negativitetin, edhe ju mund ta bëni, në çdo moment”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja doli në skenë për të performuar disa nga hitet e saj klasike, duke përfshirë “Get Right” të vitit 2005.