Dhunuan policin, 3 “rebelët” do të kalojnë në regjimin 41/BIS për 90 ditë

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunuan policin, 3 “rebelët” do të kalojnë në regjimin 41/BIS për 90 ditë

“Merren masa ndaj tre të paraburgosurve në burgun e Peqinit pasi dje goditën punonjësit e policisë në detyrë duke mos pranuar urdhrat e tyre. Kastriot Likja, Kreshnik Ibraliu dhe Arlind Daja janë përjashtuar filpër 14 ditë nga çdo aktivitet në burg, ndërkohë që po vlerësohet nëse mund të kalojnë në regjimin e rreptë të 41 Bis, për 90 ditë. Ata akuzohen për “Rebelim i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Njoftimi i plotë zyrtar:

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE