“Gocat s’më kënaqën”/ Dëshmia e maqedonasit që nxori zbuluar qendrën e masazhit në Tiranë, përdorej për prostitucion

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gocat s’më kënaqën”/ Dëshmia e maqedonasit që nxori zbuluar qendrën e masazhit në Tiranë, përdorej për prostitucion

Gjatë ditës së sotme u zbulua një çerdhe prostitucioni në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë. Qendra e masazheve në këtë zonë përdorej edhe për të kënaqur klientët në forma të tjera veç relaksit përmes masazheve të trupit. Mësohet se kjo qendër ku kryhej aktivitet i paligjshëm u zbulua nga një klient që kishte ardhur nga Maqedonia e veriut për të provuar shërbimin e saj.

Sipas burimeve, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar.

Me të marrë telefonatën, policia e deri më tani nuk kishte ditur asgjë për aktivitetin që ushtronte qendra e masazhit, ka shkuar në rrugën “Teodor Keko” është futur brenda dhe ka arrestuar në flagrancë dy menaxhere, konkretisht 27-vjeçaren Malvina Hila dhe 23-vjeçaren Borana Koçi.

Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Maqedonasi pretendon se është mashtruar nga disa vajza në një qendër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.

Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: facebook dhe instagram.

Pas një kontrolli në faqen e qendrës së masazhit, shihet që aty publikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numrin e telefonit për të kryer rezervime.

Ndërkohë policia po kërkon pronarin e saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç./gazeta-shqip

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE