“Lajthit” Balenciaga, nxjerr në treg çantën si qese plehrash për këtë çmim!
Së fundmi Balenciaga ka nxjerrë në treg trendi-n e saj të fundit, që e ka vënë në qendër të ‘sulmeve’ të njerëzve. Marka e njohur ka lançuar çantat që ngjajnë si qese plehrash me vlerë 1470 paund, 1790 dollarë. Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën.
Shumë njerëz kanë nisur të pyesin nëse marka po kryen një eksperiment social, apo thjesht po “çmend” masat me blerje të tilla. Në faqen e internetit Balenciaga thotë:
Çanta është frymëzuar nga një qese plehrash.
Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s tha se ishte dëshira e tij që ta bënte një qese plehrash më të shtrenjtën në botë:
Nuk mund të humbisja një mundësi për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës?
Rikujtojmë, se disa kohë më parë shtëpia luksoze e modës Balenciaga zbuloi një fushatë që promovonte një seri këpucësh shumë të vjetra. Këpucët e shkatërruara u bënë virale në rrjet edhe për çmimin marramendës që ato shiteshin duke konsideruar sa “jashtëzakonisht të përdorura” ishin.
Ndërkaq, kur jeni duke zgjedhur një çadër, e vetmja gjë që mund të prisni që ajo të jetë në gjendje të bëjë është t’ju mbrojë nga shiu. Rikujtojmë, se kritikat ndaj “çadrës së diellit” të Gucci dhe Adidas që kushton 1.600 dollarë (1,329 paund), u bënë virale në platformën kineze të mediave sociale Weibo.