Sikleti më i madh gjatë verës, si të hiqni ‘qafe’ njollat e djersës nga veshjet tuaja!
Nga sa veshje mund të keni hequr dorë vetëm prej njollave të bezdisshme të djersës? Kryesisht, zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash që s’duam t’i shohim e aq më pak të mbeten shenjë. Si mund t’i parandalojmë? Ka dy mënyra për të parandaluar krijimin e këtyre njollave. Njëra prej tyre është zgjedhja e një deodoranti pa alumin. Pasi keni bërë këtë, gjatë kohës së aplikimit, lëreni antidjersën të thahet para se të vishni bluzën. Nëse jeni duke nxituar, një tharëse flokësh do t’ju hynte në punë.
Si të shpëtojmë prej tyre? Ju duhet një përzierje shumë e thjeshtë, që në bazë ka sodën e bukës. Soda e bukës ndihmon në rregullimin e nivelit të pH dhe redukton bakteret. Ju duhen lëng limoni, ujë, sodë buke. Lëreni përzierjen të veprojë mbi njollë për disa minuta e më pas vendoseni atë në makinën larëse për ta larë si zakonisht. Shpëtuat! Ndërkaq, djersitja, sidomos ajo e duarve është gjithmonë e sikletshme, veçanërisht në rastet kur duhet të nxjerrësh në pah anën më të mirë të vetes.
Sikleti më i madh është kur duhet t’i shtrëngosh dorën dikujt dhe të duket e pamundur dhe e frikshme. Shumica e njerëzve përballen me djersitje të duarve gjatë situatave stresuese, aktiviteteve të rënduara fizike ose temperaturave të larta. Në këto situata, gjendrat e djersës çlirojnë më shumë nxehtësi që përcillet nëpërmjet lëkurës.
Djersitja është një proces i rëndësishëm fiziologjik i cili eliminon lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi. Gjatë djersitjes sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular. Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.