Zjarr i madh në Nikël të Fushë-Krujës, rrezikohen edhe banesat
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën mes fshatit Zeze dhe Vrionit në Nikël të Fushë-Krujës. Zjarri i rënë po djeg sipërfaqe të mëdha pyjesh të ulëta me shkurre e pemë dhe po merr përmasa të mëdha.
Për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë reparti zjarrfikës i Krujës, të cilët po përpiqen të lokalizojnë flakët.
Ekziston rreziku që zjarri të përfshijë banesat.
Gjithashtu një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës.
Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik 5 banesa që ndodhen aty.
Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak te terrenit të thyer malor.
Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kerkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.
Ndërkaq një tjetër vatër zjarri është konstatuar pasditen e sotme në Sarandë. Flakët e ndihmuara dhe nga era po djegin një ullishte në Bajkaj, shumë pranë rrugës Sarandë–Kardhiq. Zjarri rrezikon të përhapet edhe në ullishte dhe vreshtat e tjera përreth.