Fëmijët dhe orët e tyre të tejzgjatura përpara televizorit, ja se çfarë thotë studimi i ri!
Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se fëmijët që shikojnë televizor si pjesë e rutinës së tyre para gjumit, flenë më pak, përjetojnë më shumë probleme me gjumin dhe shfaqin më shumë probleme vëmendjeje dhe sjellje agresive gjashtë muaj më vonë. Sipas ekspertëve që studiojnë fushën e gjumit, gjumi i mirë është kritik për shëndetin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Rutinat para gjumit mund t’i ndihmojnë fëmijët të mbajnë zakone të shëndetshme të gjumit, por provat sugjerojnë se këto rutina shpesh përfshijnë përdorimin e televizorit.
Përdorimi i ekranit është zbuluar se vonon dhe shkurton kohëzgjatjen e gjumit, ndoshta duke rritur zgjimin ose duke shtypur melatoninën përmes emetimit të dritës blu. Shikimi i televizorit ka qenë gjithashtu i lidhur me problemet e sjelljes tek fëmijët, si agresiviteti dhe problemet e vëmendjes. Ndërsa marrëdhënia midis TV para gjumit dhe cilësisë së gjumit është studiuar gjerësisht, autorja e studimit Elizabeth B.Miller dhe ekipi i saj panë të arsyeshme të zgjeronin këto gjetje.
Së pari, studiuesit donin të eksploronin mekanizmin përmes të cilit TV para gjumit ndikon në sjelljen e fëmijëve, duke propozuar një efekt ndërmjetësues të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit. Nënat që përdornin televizor para gjumit kishin prirje të kishin fëmijë që flinin më pak orë në total, kishin më shumë probleme me gjumin dhe shfaqnin sjellje më agresive dhe probleme të vëmendjes në moshën 2 vjeçare.
Analizat e ndërmjetësimit zbuluan më tej se problemet e gjumit, por jo kohëzgjatja e gjumit, ndërmjetësuan marrëdhënien midis TV para gjumit dhe problemet e vëmendjes dhe sjelljes agresive të fëmijëve në të ardhmen. Kjo sugjeron se cilësia e ulët e gjumit është pjesërisht përgjegjëse për problemet e sjelljes që vërehen tek fëmijët që ekspozohen ndaj TV para gjumit. Rikujtojmë, se një grup prej 13 ekspertësh të gjumit, nën kujdesin e Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, nxorën udhëzime për oraret e duhura të gjumit. Këshillat e tyre madje janë miratuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.