Kultivonte kanabis në tokën e tokën e tij në Krujë, arrestohet 69 vjeçari!
Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë pasi u konstatua se në tokën e tij në lagjen ‘Abaze, i moshuari kishte mbjellë një sasi të konsiderueshme kanabisi.
Në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Deklarata e Policisë:
Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kubikët”.
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga 1 shtetas.
Gjenden në tokën në pronësi të këtij shtetasi, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. B., 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
vijon…