“Para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur”, Xhemi Shehu na zbulon një ‘sekret’ të Arbanës…
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, ku përveç tyre edhe djemtë e dy moderatoreve janë shokë shumë të mirë.
Mbrëmjen e djeshme, dy vajzat kanë dalë së bashku dhe sigurisht që nuk kanë munguar video-t dhe fotot në rrjetet e tyre sociale. Ka qenë Xhemi ajo që ndarë disa postime shumë ‘funny’ me Arbanën, ku te një ndër to zbuloi edhe një ‘sekret’ të prezantueses lidhur me marrëdhënien e saj me Eduartin që mesa duket nuk i ka pëlqyer veshja e partneres së tij.
30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur
Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj.
Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ .