Shkon në 12 numri i viktimave pas përplasjes së autobusit me polakë në Kroaci
Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga në veriperëndim të Kroacisë. Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.
Të 31 pasagjerët tjerë të mbijetuar janë të plagosur dhe disa janë duke luftuar për jetë, kanë thënë zyrtarët.
Të gjithë pasagjerët janë të rritur dhe shtetas polakë, ka thënë Ministria e Jashtme polake për mediat lokale.
Ata janë nisur nga një lokacion afër Varshavës për në Megjugorje, një vend i shenjtë katolik në Bosnje.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për trafik.