Dojna Mema tregon dallimin mes mamasë dhe motrës së saj!
Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.
Ditën e sotme Dojna e ka kaluar me familjen e saj dhe këtë na e ka treguar me disa postime në Instastory, ku në një ndër to bukuroshja na ka tregua mamanë e saj, e cila shfaqet e nevrikosur dhe e krahason atë me motrën e saj, e cila është e qeshur. Në video Dojna shkruan:
Gjeni akrepin dhe gaforen
Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël. Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga ecuria e shtatzënisë së saj dhe kështu ka qenë edhe një postim i moderatores, ku na ka treguar se tashmë ka hyrë në muajn e fundit të shtatzënisë.
Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.
Jo vetëm kaq, por bukuroshja së fundmi ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ për revistën ‘Who’ ku ishte gjithashtu e ftuar në një intervistë. Prezantuesja mes të tjerash tregoi se kur do të rikthehet në ekran.