Ju njohim me betejën më të shkurtër në histori, ja sa ka zgjatur ajo!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me betejën më të shkurtër në histori, ja sa ka zgjatur ajo!

Konflikti më i shkurtër në histori ka zgjatur më pak se 40 minuta, (38 për të qenë më të saktë) dhe u zhvillua në 1896 në Oqeanin Indian, në ujërat e ishullit Zanzibar, midis Perandorisë Britanike dhe një sulltani vendas. Përplasja ishte pjesë e rivalitetit midis dy perandorive koloniale, britanike dhe gjermane, për kontrollin e Afrikës Lindore. Ajo u përkeqësua nga kundërshtimi i fisnikërisë së Zanzibarit për heqjen e tregtisë së skllevërve, të mbështetur nga britanikët.

Shkëndija u ndez me vdekjen e sulltanit pro-britanik Ḥamad bin Thuwayni më 25 gusht 1896, pro-gjermani Khalid bin Barghash u bë sulltan i Zanzibarit (protektorat anglez që nga viti 1890). Pas një sërë ultimatumesh, më 27 gusht 1896, Marina Mbretërore vendosi 5 anije dhe filloi të bombardonte ishullin, duke fundosur anijen e vetme të sulltanit. Pastaj marinsat mbretërorë pushtuan Pallatin Mbretëror dhe sulltani u dorëzua duke u strehuar në atë që tani është Tanzania, atëherë një koloni gjermane.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit, ka thënë inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe të shtunën. Forcat ruse ka shumë mundësi që janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundër-sulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE