Shkaktojnë reaksione, ilaçet dhe produktet kozmetike që duhet të shmangni kur shkoni në plazh!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkaktojnë reaksione, ilaçet dhe produktet kozmetike që duhet të shmangni kur shkoni në plazh!

Më shumë se 50 loje ilaçesh mund të shkaktojnë reaksion në diell. Personat të cilët janë në terapi me antibiotikë do të duhej të shmangnin tërësisht rrezatimin e diellit. Dihet që statusi hormonal ndikon në pigmentimin e lëkurës, prandaj gratë të cilat marrin kontracepsione hormonale duhet të ruhen posaçërisht nga dielli.

Terapia e tillë, si edhe disa ilaçe të cilat merren, si përshembull për shkak të diabetit, e bëjnë shumë të ndjeshme lëkurën nën rrezatimet ultraviolet, prandaj mund të ndodhin shfaqje të kruajtjes, njolla ngjyrë kafe, kurse lëkura në disa vende madje mund edhe të zbardhet, domethënë të humbë tërësisht pigmentin.

Para se të ekspozoheni në diell, nuk këshillohet të përdorni produkte kozmetike siç janë dezodorantët, parfumet dhe grimi. Kjo pasi përbërësit kimikë të cilët janë pjesë e preparateve të tilla në kontakt me rrezet ultravioletë mund të shkaktojnë reaksion alergjik apo shfaqje të pigmentimit në lëkurë e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u hequr. Është e rëndësishme të jeni të informuar mirë se cilat produkte mund të shkaktojnë reagim ndaj diellit.

Marrja e një ilaçi të tillë me ekspozimin e njëkohshëm në diell mund të çojë në një reaksion fototoksik kur ilaçi, i ndikuar nga veprimi i diellit, aktivizohet dhe dëmton lëkurën, ose në një reaksion fotoalergjik kur rrezet e diellit ndryshojnë strukturën e ilaçit, të cilin sistemi imunitar e njeh si një trup të huaj dhe shkakton një përgjigje alergjike të shoqëruar me inflamacion dhe ekzemë në lëkurë. Është një rregull i zakonshëm që pacientët që marrin ilaçe duhet të jenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj diellit, ta marrin ilaçin gjatë natës në mënyrë që të përthithet gjatë natës ose të shmangin fare rrezet e diellit.

Më shumë se 50 ilaçe dihet se ndërveprojnë me diellin. Midis tyre janë barnat antimikrobiale, antihistamikët për trajtimin e alergjive, barnat për sëmundjet e zemrës, antihipertensivët, statina, antidepresivët, ilaçet anti inflamatore jo-steroide, hipoglikemikët, ilaçet kundër akneve, etj. Përveç kësaj, vitaminat A, B6 dhe kantarioni gjithashtu mund të shkaktojnë skuqje nëse merren ndërkohë që ekspozohen në diell. Dihet që edhe parfumet mund të kenë një efekt të tillë. Nëse shfaqet një reaksion, kompresat e ftohta mund të ndihmojnë, ndërsa nëse skuqja nuk largohet, duhet të shkoni te mjeku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE