“Nuk pushon gjithë ditën…”/Çifti hedh në gjyq gjelin!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk pushon gjithë ditën…”/Çifti hedh në gjyq gjelin!

Një çift gjerman kanë çuar në gjyq një gjel që, sipas tyre, këndonte shumë, rreth 200 herë në ditë. Friedrich-Wilhelm K. dhe gruaja e tij Jutta, thanë se gjeli i fqinjit nis të këndojë në 8 të mëngjesit dhe nuk pushon gjatë gjithë ditës. Çifti kërkon që t’ia heqë gjelin fqinjit dhe për këtë ka regjistruar çdo ditë kakarisjen e tij, për t’i vërtetuar gjykatës që nuk po ankohen kot.

“Nuk dalim dot në oborr, nuk hapim dot një dritare. Natën rri mbyllur dhe nuk e dëgjojmë, por në 8 e nxjerrin dhe nuk pushon më. Është si torturë”,- tha 76-vjeçari gjerman. Ndërsa avokati i çiftit, tha: “Një gjel nuk e ka vendin në një zonë të banuar”.

Rikujtojmë, se një çift indian ka hedhur në gjyq djalin e vetëm dhe bashkëshorten e tij, pasi nuk bënë fëmijë edhe pse janë të martuar prej gjashtë vitesh. Sanjeev dhe Sadhana Prasad, nga shteti verior indian, Uttarakhand, thonë se kanë përdorur të gjitha kursimet e tyre për të rritur djalin e vetëm, duke paguar për kursin e pilotit dhe për dasmën ekstravagante.

Tani, ata kërkojnë rreth 650 mijë dollarë si dëmshpërblim, nëse brenda vitit nuk lind asnjë fëmijë. Padia e çuditshme u ngrit zyrtarisht për “shkaktim të shqetësimeve mendore”. Prasad tha se kishte paguar 65 mijë dollarë për kursin e trajnimit si pilot të djalit të tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 2006. Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por mbeti pa punë dhe familja duhet ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vite.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE