Sa keq për ata, Brad Pitt ka një “listë të zezë” me aktorët që nuk do të punonte më!
Ylli hollivudian Brad Pitt ka një listë të aktorëve me të cilët nuk do të punonte më. Të paktën kështu është shprehur ylli i filmit “Bullet Train”, Aaron Taylor-Johnson. Aktori 58 vjeçar thuhet se mban shënime për aktorët që i do dhe ata me të cilët nuk dëshiron të jetë sërish në xhirime. Aaron tha për “Variety” se:
Ai thjesht dëshiron të sjellë dritë dhe gëzim në botë dhe të jetë rreth njerëzve që janë atje për të kaluar një kohë të mirë. Ti punon me shumë aktorë dhe pas një kohe fillon të shënosh: “Patjetër që nuk do të punoj më me këtë person”.
Ai shtoi:
Brad e ka gjithashtu këtë listë, listën “e mirë” dhe listën e “keqe”.
Një yll që është padyshim në listën e tij të mirë është Sandra Bullock dhe Joey King. Rikujtojmë, se aktori i njohur, Aaron Taylor-Johnson ka zbuluar së fundmi incidentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit ‘Bullet Train’. Gjatë një interviste për ‘Variety’, aktori u shpreh se pësoi një dëmtim gjatë skenës së luftimit e cila bëri që atij t’i binin të fikët.
Sa i përke Brad Pitt, ylli i kinematografisë tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën teksa u shfaq së fundmi me një fund deri te gjuri në premierën e filmit “Bullet Train” në Berlin. Fituesi i Oscar-it, ka zbuluar pse zgjodhi atë stil veshjeje. Brad ndërkaq për ata që ende nuk e dinë ka filluar sërish takimet romantike gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie. Aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’.