Shpenzoni pa ‘kriter’ kur dilni për shopping?! Lexoni njëherë se çfarë kanë për të thënë ekspertët!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpenzoni pa ‘kriter’ kur dilni për shopping?! Lexoni njëherë se çfarë kanë për të thënë ekspertët!

Bronwyn Seier, menaxhere e përmbajtjes në ‘Fashion Revolution’ (një fushatë ndërkombëtare jofitimprurëse në industrinë e modës) thotë se të jesh një “blerës i mirë” është një koncept që gjykohet ndryshe nga të gjithë. Hapi i parë, thotë Seier, për ta konsideruar veten një blerës të mirë duhet të jesh i informuar.

Mëso rreth ndikimit që kanë zakonet e tua të blerjes në mënyrë që të investosh në blerje që janë të rëndësishme për ty dhe domethënëse për nevojat e tua.

Shantrelle P.Lewis, krijuese dhe themeluese e “Shoppe Black”, na kujton se tani informacioni është lehtësisht i arritshëm.

Të jesh një blerës i mirë është të dish saktësisht se ku dhe kë mbështesni sa herë që blini diçka. A po bëjnë mirë pronarët në botë? A po përvetësojnë kultura që nuk janë të tyret? A janë ata të përkushtuar për ta bërë botën, modën dhe industritë e tjera më të drejta? Këto janë pyetjet që unë bëj. Sa herë që blej diçka, dua të di nëse ndonjë prej atyre parave do të qarkullojë përsëri në komunitetin tim.

Maggie Zhou, shkrimtare kineze dhe fanatike e mirënjohur e modës, shprehet:

Gjithmonë ka diçka thelbësisht ‘të keqe’ ose të paktën, ‘jo të mirë’ në shpenzimin masiv të parave në marka që jo të gjithë mund t’i përballojnë.

Për këtë arsye, Zhou është fokusuar të bëhet një blerëse më e mirë, e cila i konteston gjithmonë çmimet absurde, mbështet markat më pak të famshme dhe mbështet financiarisht markat që i justifikojnë çmimet e tyre. Ajo shprehet se:

Duke mbajtur këtë në mendje, është e rëndësishme të tregoheni shumë të arsyeshëm sa herë zgjidhni të blini diçka të kushtueshme në një sistem kapitalist shfrytëzues.

Rregullat e asaj që duhet të veshim bëhet pak më e vështirë kur është ngrohtë. Ngjyrat e ndezura, pëlhurat e freskëta dhe veshjet më të lirshme mbushin gardërobën tonë. Njihuni në këtë artikull me veshjet e përshtatshme për këtë sezon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE