Si një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, Lady Gaga e menaxhon më së miri këtë incident në skenë!
Lady Gaga e mbajti gjakftohtësinë e saj teksa i është hedhur një arush pelushi teksa performonte live në skenë në Toronto të shtunën. Superylli, 39 vjeç, iu desh t’i shmangej objektit fluturues në mes të këngës ndërsa mahniti audiencën në Rogers Center në Kanada.
Pamjet e marra nga një pjesëtar i audiencës pranë skenës treguan artisten duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa pelushi u lëshua duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë. Më pas ajo vazhdoi si një profesioniste e vërtetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Fansja që ndau klipin në Twitter, Jo Shelton tha ekskluzivisht për MailOnline për incidentin:
Vendosa të regjistroj një pjesë të finales së Gaga-s, sepse “Hold My Hand” është një pjesë kaq e bukur dhe ka shumë kuptim për mua. E kapa aksidentalisht këtë incident në video dhe në fillim nuk e dinim se kush e hodhi apo çfarë ishte objekti, ndoshta për faktin se Gaga është një profesioniste absolute.
Doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira keni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet.