Situata me zjarrët, përkeqësohet situata në Tragjas e Tunjë!
Është përkeqësuar situata e zjarrit në fshatin Tragjas të Vlorës. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe ndodhen 12 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, por për shkak të terrenit malor, zjarrfikëset e kanë të vështirë të shkojnë deri në vendin ku ndodhet vatra e zjarri. Përkeqësimi i situatës ka ndodhur po ashtu se flakët po favorizohen nga era, kjo nisur dhe nga pozita gjeografike e fshatit.
Mësohet se deri më tani zjarri nuk rrezikon banesat që ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët, megjithëse situata mbetet serioze.
Zjarr i fuqishëm prej mbrëmjes se djeshme ne fshatin Tunjë të Gramshit vijo të jetë ende aktiv. Mësohet se zjarrfikësit ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe erës po behët i pa mundur izolimi i flakëve.