Cilët janë personazhet më të ndjekur në Instagram për këtë javë?!
“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…
Personazhet shqiptarë:
5. Në vend të pestë për këtë javë ndodhet Donald Veshaj. Për habinë e të gjithëve, ai ka humbur 1 mijë ndjekës në krahasim me javën e kaluar.
4. Artisti 2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Ai ka shtuar 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
3. Edhe shumë pak e ndan Dojna Memën nga pritja e ëmbël dhe së fundmi ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në këto ditë të fundit të shtatzënisë. Ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.
2. Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot. Artistja ka fituar 2 mijë ndjekës.
1. Në vendin e parë këtë javë ndodhet reperi i njohur Noizy. Ai ka shtuar rreth 100 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Vlen të theksohet se me datë 14 gusht do të organizohet edhe “Alpha Show” koncert i ideuar nga vetë ai.
Personazhet e huaj:
5. Këngëtarja e njohur Camila Cabello ka konfirmuar së fundmi romancën e saj të re të përfolur me pronarin e Lox Club, Austin Kevitch. Ndoshta ky lajm i mirë për fansat e saj ka bërë që ajo të fitojë 200 mijë ndjekës në Instagram.
4. Pak javë pasi Shakira ka ndërprerë marrëdhënien e saj me Gerard Pique dhe ndërsa jeta duket se po ndërlikohet çdo ditë e më shumë për lojtarin e Barcelonës, këngëtarja kolumbiane i ka të qarta prioritetet e saj. Kjo pas një fotoje që postoi në rrjetet e saj sociale me dy djemtë e saj, Sasha dhe Milan. Ajo ka fituar po ashtu 200 mijë ndjekës.
3. Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim. Ai është një nga personazhet kryesorë në filmin “Don’t Worry Darling”. Ai ka shtuar 500 mijë ndjekës në Instagram.
2. Në vend të dytë renditet Kylie Jenner me 1 milionë ndjekës më shumë. Së fundmi bukuroshja është kritikuar mjaft në rrjet pasi dokumentoi udhëtimin e saj të shkurtër në fabrikën në Milano për t’u dhënë ndjekësve të saj një vështrim prapa skenave.
1. Vendin e parë për këtë javë e rrëmben diva Beyonce me 2 milionë ndjekës të shtuar në Instagram. Albumi i saj i ri dhe i shumëpritur përmban 16 këngë, në të cilat Beyoncé nuk është përqendruar tek videoklipet, por siç ka thënë dhe vetë ajo, i ka dhënë rëndësi muzikës.