Ky sezon i “Live From Tirana” mbyllet për të ardhur më i fuqishëm se kurrë!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ky sezon i “Live From Tirana” mbyllet për të ardhur më i fuqishëm se kurrë!

Një nga emisionet më të dashura për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio “Live From Tirana” ka transmetuar ditën e sotme episodin e fundit të tij për këtë sezon. Çdo ditë nga e hëna në të premte për 3 orë janë trajtuar tema dhe janë pasyqruar ndodhitë e ndryshme jo vetëm nga vendi jonë por edhe nga bota me të ftuar në studio dhe lidhje direkte.

#LFT është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti e trajtuar në 360 gradë.

Muzikë

Në këtë emision kanë qenë të ftuar nga bota e muzikës si Aurela Gaçe, Ronela Hajati, Anxhela Peristeri, Jonida Maliqi, Edea Demaliaj, Sheila Haxhiraj, Mariza Ikonomi, KOKA, Tiri Gjoci, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Soni Malaj, Killua, Gigliola Haveriku. Këta artistë kanë ndarë me dëgjuesit gjithçka rreth karrierës së tyre, kanë zbuluar edhe projekte ekskluzivisht për Top Albania Radion.

Lifestyle

Tema mjaft të bukura janë trajtuar edhe në këtë kategori me të ftuar si Klodian Murati, Dorina Mojallia, Diola Dosti, Gentian Vocaj, Fredi Balaj, Shkënda Lili, Fation Tila, Anisa Zaçe. Secili prej tyre nga fusha të ndyrshme kanë folur në lidhje me çështjet që kanë qenë mjaft të diskutuara.

Media

Nga bota e madhe e medias kanë qenë të ftuar në studio dhe lidhje telefonike Ori Nebijaj, Sonila Meço, Kozeta Kurti, Iva Tiço, Kiara Tito, Anila Hoxha, Aulona Musta, Blendi Salaj, Olsa Muhameti, Fatma Haxhialiu, Sokol Balla, Lei Kraja. Personazhe mjaft të njohur të televizionit kanë ndarë me të gjithë dëgjuesit jo vetëm projektet e tyre më të reja dhe ekskluzive por edhe kanë ndarë mendimin e tyre sa i takon disa temave me rëndësi.

Horoskopi

Çdo fillim muaji edhe kategoria e horoskopit nuk ka mbetur pa u trajtuar, mbi të gjitha astrologet e njohur si Meri Gjini dhe Meri Shehu kanë zbuluar çfarë pritej që të ndodhte me çdo shenjë të zodiakut.

 Fashion

Fusha e modës dhe e stilit parë nga sytë e stilistëve të njohur si Ardi Asllani, Rezarta Skifteri, Miranda Dupi dhe Niko Komani ka qenë gjithmonë në fokus në Live From Tirana.

Sport

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe bota e sportit ku Lorik Cana dhe Deborah Keçi e shumë të ftuar të tjerë kanë ndarë me dëgjuesit të pathënat.

Nuk mund të harrojmë edhe një prej rubrikave më të pëlqyera dhe më të ndjekura të emisionit, “Social Top 5”. “Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE