Don Xhoni shpenzon mbi 1 mijë euro për veshjen e tij të fundit!
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.
Xhonatani ka qenë shumë i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të tij, por të të gjithë artistëve. Në foton e fundit që reperi ka postuar në Instagram duket tejet bukur, por edhe me veshje jo pak të kushtueshme. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e reperit është plot 1.015 euro.
Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 28 milion klikime në platformën YouTube.
Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një shprehje shumë të njohur në fakt që e përdorin njerëzit e suksesshëm pas arritjeve që kanë bërë. ‘Mama unë ia dola’ thotë Don Xhoni me anë të një postimi në Instastory ku shfaqet pranë një makine luksoze.