Largohen edhe dy anije me drithëra nga Ukraina, 16 deri tani!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Largohen edhe dy anije me drithëra nga Ukraina, 16 deri tani!

Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan sot nga Ukraina, në bazë të marrëveshjes së mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave e të produkteve bujqësore. Lajmin e konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes. Tashmë, shkon në 16 numri i përgjithshëm i mjeteve lundruese që transportojnë drithëra ukrainase.

“Anija Fulmar S me flamur të Barbadosit, u largua nga porti ukrainas Chornomorsk dhe po transporton 12 mijë tonë misër në provincën jugore të Turqisë, Iskenderun”, siç thuhet në deklaratë. “Anija Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port dhe u nis për në Tekirdag të Turqisë me 3 mijë tonë fara luledielli”, – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Më tej, thuhet se një tjetër anije niset sot nga Turqia për në Ukrainë, për të blerë drithëra. Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës deklaroi këtë të shtunë se “16 anije që transportonin 450 mijë tonë produkte bujqësore janë nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet”.

Në Stamboll të Turqisë, Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar, në datën 22 korrik për rikthimin e eksporteve. Akordi u mundësua me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së e synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar që nga koha kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, në emër të atij që e quan “operacion special ushtarak për çmilitarizimin e denazistifikimin” e vendit fqinj.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia e Ukraina, të mbikëqyrin inspektimet e kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Moska priste garanci që bashkë me ngarkesat e drithërave, të mos transportoheshin armë të Perëndimit, për të furnizuar Kievin. Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion tonë drithë e të tjera produkte bujqësore në muajt e ardhshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE