Superiorja nis më 19 gusht, ja axhenda e dy javëve të para!
Dueli mes Kukësit dhe Tiranës do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Superiores. Kjo përballje interesante është planifikuar të luhet të premten e 19 gushtit në orën stadiumin “Kukës Arena”.
Java e parë do të vijojë më pas ditën e shtunë, ku në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet sfida Erzeni-Vllaznia, teksa në orën 19:30 në “Elbasan Arena”, Partizani do të përballet me Egnatian. Java e parë do të mbyllet ditën e diel, me dy sfidat e programuara për t’u luajtur në orën 17:00.
Në stadiumin e Laçit, kurbinasit e Vukçeviç do të presin Teutën, teksa në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të ndeshet me Kastriotin. “Panorama Sport”, përveç javës së parë, ka arritur të zbulojë edhe axhendën e javës së dytë të Superiores.
JAVA E PARË:
E PREMTE, 19 GUSHT:
KUKËSI-TIRANA ORA 17:00 (Kukës Arena)
E SHTUNË, 20 GUSHT:
ERZENI-VLLAZNIA ORA 17:00 (Niko Dovana)
PARTIZANI-EGNATIA ORA 19:30 (Elbasan Arena)
E DIEL, 21 GUSHT:
LAÇI-TEUTA ORA 17:00 (Laçi Stadium)
BYLIS-KASTRIOTI ORA 17:00 (Adush Muça)
JAVA E DYTË:
E SHTUNË, 27 GUSHT:
KASTRIOTI-ERZENI 17:00 (Kamza Stadium)
TEUTA-BYLIS 17:00 (Niko Dovana)
E DIEL, 28 GUSHT:
EGNATIA-TIRANA 17:00 (Egnatia Stadium)
VLLAZNIA-KUKËSI 19:30 (Loro Boriçi)
E HËNË, 29 GUSHT:
PARTIZANI-LAÇI 19:30 (Elbasan Arena)