U shpall non-grata nga SHBA, Zv. presidenti i Paraguajit tërhiqet nga gara!
Zëvendëspresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez tha s do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqte kandidaturën e tij në garën presidenciale.
Kjo, pasi numri 2 i shtetit të Paraguajit, u fut në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën për përfshirje në korrupsion, shkruan Reuters.
Velazquez e mohoi akuzën, por tha se, për të mbrojtur partinë e tij, ai do të dorëzonte dorëheqjen javën e ardhshme.
“Unë flas me qetësinë që më jep sjellja ime, sepse nuk bëra atë për të cilën më akuzojnë. Po flas me ndërgjegje të pastër”, theksoi ai për radion lokale Monumental.
Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Velazquez më herët të premten për përfshirje në akte korrupsioni.
Në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken thuhet se bashkëpunëtori i zotit Velazquez, Juan Carlos Duarte i kishte ofruar ryshfet një zyrtari publik paraguaian për të “penguar një hetim që kërcënonte nënpresidentin dhe interesat e tij financiare”.