Ëndërron të jetosh në det?! Ne ju themi bëni gati valixhet dhe gjithçka do të bëhet realitet me SeaPod!
SeaPod është një koncept i ri i shtëpive të vetëqëndrueshme mbi ujë, ideal për të gjithë ata që ëndërrojnë një jetë luksoze të rrethuar nga bluja e madhe. Është ideja e Ocean Builders, një kompani me bazë në Panama, e cila synon të zgjidhë mungesën e hapësirës së jetesës në destinacionet bregdetare.
Çdo SeaPod është në fakt një ndërtesë moderne trekatëshe që ofron 77 metra katrorë hapësirë jetese. Strukturat e ngritura, të projektuara nga arkitekti Koen Olthuis, duhet të vendosen afërsisht 2.5 metra mbi det. SeaPod përfshin një dhomë gjumi, kuzhinë, banjë, si dhe një hapësirë prej 116 metrash katrorë shtesë.
Pronari i SeaPod merr gjithashtu një unazë inteligjente me të cilën mund të zhbllokojë derën, të ndezë muzikën dhe ndriçimin gjithashtu të rregullojë temperaturën e ajrit në shtëpi dhe të ujit në kabinën e dushit.Ata do të kenë edhe një shërbim shpërndarjeje me dron që mund të përdoret për të ofruar ushqime, ilaçe dhe nevoja të tjera të përditshme.
Pjesët më të mëdha të mobileve dhe bagazheve, nga ana tjetër, do të dorëzohen me ndihmën e një anijeje. SeaPod-ët e parë do të instalohen në Panama, ku po prodhohen aktualisht dhe duhet të jenë gati që në shtator të këtij viti me çmim prej 295.000 deri në 1.5 milion dollarë, në varësi të specifikave të dëshiruara.