‘Do të jeni prindërit më të mirë…’, Beatrix Ramosaj uron publikisht Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz!
vovalbania
August 16, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.
Vetëm pak më parë dy nga miqtë e saj Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe normalisht urimi për ta nga Beatrix nuk kishte si të mungonte.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë”.