Ju prezantojmë me “bishën e qiejve” e cila nuk po ngrihet dot në ajër!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me “bishën e qiejve” e cila nuk po ngrihet dot në ajër!

Ekspertët kanë parashikuar se në të ardhmen “do të pushtojë qiejt”, por për momentin avioni më i madh në botë nuk po ngrihet dot në ajër. Ishte programuar për të kryer fluturimin e parë në vitin 2020, por për shkak të vonesave të ndryshme, afati i ri është caktuar viti 2025. Megjithatë, modeli Boeing 777X është konsideruar një “bishë” e vërtetë. Kompania amerikane e prezantoi me krenari avionin e ri në fillim të muajit gusht, duke u dhënë udhëtarëve një ide për atë që do të përjetojnë gjatë fluturimit.

Avioni është 76,5 metra i gjatë dhe mund të mbajë deri në 426 udhëtarë të ndarë në dy kategori. Për krahasim, avioni Airbus A350-1000, është vetëm 73,6 metra i gjatë. Dritaret e avionit janë zgjeruar për të mundësuar futjen e dritës sa më shumë dhe për t’u dhënë udhëtarëve një eksperiencë edhe më të veçantë gjatë fluturimit. Avioni peshon 351 ton, por për shkak të motorëve GE9X, që janë më të fuqishmit të montuar ndonjëherë në një aeroplan pasagjerësh, do të harxhojë 10% karburant më pak se modeli i më parshëm i Boeing.

Kabina e pilotit është e dekoruar me “touchscreen”, që lejojnë të dy pilotët të ndërveprojnë secili në mënyrë autonome. Një nga funksionet më të veçanta është palosja e krahëve, që janë 71 metra të gjatë. Krahët, me fibra karboni, janë bërë të tillë në mënyrë që avioni të ketë mundësi të futet në të njëjtët kapanone si paraardhësi i tij Boeing 777.

Gjithsesi kjo është hera e parë që kjo teknologji përdoret për një avion komercial. Për ta parë në fluturim rregullisht “bishën e qiejve” do të duhet të presim vitin 2025, sipas prodhuesve, vonesat kanë ardhur për shkak të procedurave për marrjen e certifikatave të ndryshme të cilësisë. Pavarësisht shtyrjeve, Boeing ka marrë deri tani mbi 370 porosi për avionë 777X.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Piloti i një avioni dhe ndihmësi i tij nuk hanë asnjëherë të njëjtin ushqim si të tjerët. Ata janë dy njerëzit që vështirë se i shohim gjatë fluturimit, por janë më të rëndësishmit. Edhe pse e dimë që puna e tyre është e vështirë, në fund të fundit ka edhe më shumë kufizime për kapitenin dhe bashkë-pilotin e avionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE