“Kokë më kokë” me gjarprin, pas kafshimit të zvarranikut 2-vjeçarja hakmerret ndaj tij!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Kokë më kokë” me gjarprin, pas kafshimit të zvarranikut 2-vjeçarja hakmerret ndaj tij!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//koke-me-koke-me-gjarprin-pas-kafshimit-te-zvarranikut-2-vjecarja-hakmerret-ndaj-tij.jpeg)
Një vajzë 2-vjeçare ka kafshuar një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pasi ky i fundit e kishte kafshuar në buzë vogëlushen. 2-vjeçarja, e identifikuar vetëm me inicialet S.E, po luante në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj në fshatin Kantar, në Bingol, Turqi. Britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët më 10 gusht, të cilët menjëherë nxituan për të zbuluar se çfarë po ndodhte.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/koke-me-koke-me-gjarprin-pas-kafshimit-te-zvarranikut-2-vjecarja-hakmerret-ndaj-tij-62fcd36001b4c.jpg)
Ata zbuluan se vogëlushja mbante një gjarpër 20 inç (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe kishte një shenjë kafshimi në buzën e poshtme. Pas vrasjes së gjarprit, fqinjët i kanë dhënë ndihëmën e parë vogëlushes. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve dhe u mbajt nën vëzhgim për 24 orë. Mësohet se e mitura është mirë dhe po shërohet. Babai i saj i lehtësuar, i cili ndodhej në punë në momentin kur ndodhi ngjarja tha:
Allahu e ka mbrojtur. Fqinjët thanë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe më pas e kafshoi. Pastaj ajo ka kafshuar gjarprin si reagim.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/koke-me-koke-me-gjarprin-pas-kafshimit-te-zvarranikut-2-vjecarja-hakmerret-ndaj-tij-62fcd36086c64.jpg)
Rikujtojmë se një grup biologësh nga Florida ka kapur atë që është deri tani gjarpri më i madh në shtetin juglindor të SHBA-së. Ai peshonte më shumë se 97 kilogramë dhe ishte 5,4 metra i gjatë. Kjo do të thotë, një zvarranik që peshon sa një frigorifer. Gjarpri u kap dhjetorin e kaluar, u ther dhe u vendos në akull deri në prill.