Me vrap në palestër me bikini dhe çizme, ju jep “leje” Kim Kardashian!
Ylli televiziv Kim Kardashian e ka ndryshuar stilin në palestër, teksa ka postuar foto me veshje si bikini dhe çizme. 41-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotot teksa ngre pesha. Kim ka pozuar shpesh me bikini ku ka reklamuar disa prej tyre përmes markës së saj të veshjeve “SKIMS”. Ajo nxori linjën e saj të veshjeve në vitin 2019 që fillimisht quhej “Kimono”.
Megjithatë, emri i markës do të ndryshohej shpejt. Marka ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit duke i dhënë prioritet ofrimit të produkteve të saj në ngjyra të ndryshme, por çfarë është më e rëndësishme që t’i përshtaten të gjitha grave në të gjitha përmasat. Siç e dini, Kim Kardashian dhe Pete Davidson ishin një çift që arriti të komentohej por edhe të pëlqehej shumë gjatë gjithë kohës.
Lidhja e tyre filloi që pasi Kim drejtoi “Saturday Night Live” dhe kur po luanin rolet e tyre në një skeç me temë “Aladdin” ata shkëmbyen një puthje që askush nuk e priste. Epo, pas shumë ngritjeve dhe pas shumë debatesh online me Kanye West mesa duket Kim dhe Pete kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre. Këtë e kanë konfirmuar burime nga “E!News” dhe “People”. Një burim për “E!News” tha se:
Të dy gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe shumë dashuri gjithashtu. Dhe në fund të fundit, distanca e largët dhe çështjet e planifikimit “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.
Burimi tregoi gjithashtu se përveç diferencës së madhe në moshë Kardashian, e cila drejton shumë biznese ishte shumë e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj. Themeluesja e “Skims” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar edhe me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me aktorin e “SNL”.