Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit për sot
vovalbania
August 17, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Nga sot vendi ynë do të futet gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke.
Sipas Meteoalb kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.
Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës.
Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.