Loredana ka një ‘urdhër’ për…
Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, artistja ka postuar në Instastory një foto të sajën ku teksa shfaqet me cigare në gojë, krahas ka një ‘urdhër’ për veten e saj. “Ndalo së tymosuri Lor”.
Epo, Loredana nuk do bëje keq po ta dëgjoje këshillën që i jep vetes…
Loredana është një nga reperet femra më të klikuara në YouTube dhe është e listuar e 7 nga të gjitha reperet në botë me 0.88 bilion klikime.
Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Vetëm pak më parë me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli.
Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzik-un.