A di të ndalet ky djalë? Elgit Doda paralajmëron një vit plot projekte muzikore!
Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.
Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.
Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije një prej bashkëpunëtoreve të tij, e cila e pyetur në një ‘Ask’ për projektet e ardhshme të producentit, dha përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim dhe këtë e ripostoi vetë ai.
Ka shumë projekte të fuqishme, shumë shpejt. 2022-2023 do të jetë flakë.
Pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, Elgiti tregoi se nuk ka të ndalur dhe vetëm para pak ditësh publikoi ‘Nuk muj mo’, një këngë dashurie shumë prekëse.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi propozimin surprizë që i bëri Kleas.