Rikthehet i nxehti afrikan në vend/Temperaturat arrijnë sot deri në 39°C!
Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore Afrikane. Në periferi moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë deri vonë pasdite. Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.
Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
- Shkodër 23/39°C
- Kukës 20/37°C
- Lezhë 22/37°C
- Dibër 19/35°C
- Durrës 22/37°C
- Tiranë 24/39°C
- Elbasan 21/40°C
- Berat 21/41°C
- Vlorë 23/37°C
- Korçë 19/35°C
- Gjirokastër 19/41°C
- Sarandë 22/36°C
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të pakta dhe mesatare përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Hera-herës këto vranësira në relievet malore në lindje deri të dendura.