“Sunny Hill Festival” sjell në Tiranë Dj me famë botërore, ja për kë bëhet fjalë
Një tjetër artist me famë botërore do të vijë në Tiranë për “Sunny Hil festival.”
Bëhet fjalë për Dj Hardwell, emir i vërtetë i të cilit është Robbert van de Corpu.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill” ku mes të tjerash shkruhet: “BOOM 🔥 Pas rikthimit të tij në Ultra Music Festival, DJ-i rekord në botë @HARDWELL do të luajë setet e tij kryesore në Festivalin Sunny Hill!”
DJ holandez, u votua si DJ numër një në botë nga në 2013 dhe përsëri në 2014. Ai u rendit në vendin e shtatëmbëdhjetë në sondazhin e 100 DJ-ve më të mirë 2020 nga DJ Mag.
Deri më tani janë zbuluar emrat e disa artistëve të cilët do të performojnë në skenën e madhe. Disa ditë më parë u konfirmua pjesëmarrja e reperit të njohur Stormzy, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr.
Edhe Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t, Mc Kreshësh, Mozzik dhe Getinjos dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.
Gjithashtu dhe Dj e njohur: Regard, Merk & Kremont, Drop G dhe Kamelia do të performojnë ne festival.
Festivali ‘Sunny Hill’ në zemër të Tiranës në datat 26, 27 dhe 28 gusht.