Janë një nga çiftet më të dashur, por Dafina Zeqiri ka një ‘shqetësim’ të vogël me Dj Geek!
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.
Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.
E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte. E jo vetëm ato romantike me dedikime plot dashuri për njëri-tjetrin, por herë pas here dhe disa shumë ‘funny’.
Kështu ka qenë dhe Instastory më i fundit i këngëtares, ku duket se na ka zbuluar një ‘shqetësim’ të vogël që ajo ka ndaj Dj Geek, i cili mesa duket e ndërpret Dafin sa herë flet.
“Kur dikush të ndërpret vazhdimisht gjatë një bisede. Të dua”- shkruan ajo.