Nuk po i ecën hiç fare në dashuri, aktori i njohur i serialit “Euphoria” i jep fund lidhjes!

vovalbania August 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk po i ecën hiç fare në dashuri, aktori i njohur i serialit “Euphoria” i jep fund lidhjes!

Jacob Elordi aktori i famshëm australian i “The Kissing Booth” dhe “Euphoria” duket se ka shumë për të treguar. Ai ka qënë një nga aktorët më debutues në filmat të cilët janë pëlqyer shumë nga publiku. Aktori është munduar që gjithmonë të mos mbajë të fshehtë asgjë nga publiku sidomos kur vjen puna për dashurinë. Jacob ka qenë në një lidhje me aktoren Joey King, Zendaya apo edhe me modelen Kaia Greber.

Prej disa muajsh Jacob Elordi ka qenë në një lidhje edhe me Olivia Jade Giannulli. Një lidhje që mesa duket pati fatin njësoj si të tjerat. Sipas një burimi për Us Weekly, dyshja ishin të lumtur të kalonin kohë së bashku, por në fund nuk donin të ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

Giannulli, 22-vjeçare, tani është single dhe po kalon më shumë kohë me miqtë e saj ndërsa ylli i “Euphoria”, Elordi, 25 vjeç, është ‘plotësisht i fokusuar’ në vazhdimin e ndërtimit të karrierës së tij të aktrimit. “Ai nuk po kërkon një lidhje serioze për momentin”, konfirmoi burimi, duke shtuar se çifti “u takuan në fillim të kësaj vere”, por aktualisht “nuk po takohen më”. Ylli i “Dancing With the Stars” dhe ylli i “Kissing Booth” u panë për herë të parë së bashku në fund të vitit 2021. Në maj të vitit 2022, dyshja u pa duke ecur së bashku me qenin e dashur të Elordit, Layla, në lagjen Silver Lake të Los Angeles, përpara se të dy të niseshin në Range Rover të aktorit. Po atë javë, Giannulli u fotografua duke dalë nga shtëpia e Elordit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE