Foto/ Moderatorja Dojna Mema bëhet nënë për herë të parë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për djalin
Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.
Teksa tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram vetëm pak minuta më parë, ku ka postuar një copëz nga momenti pas lindjes me djalin e saj të posalindur në krahë. Dojna ka treguar emrin e vogëlushit, Nolan Sata dhe se ka ardhur në jetë në 20.08.2022, pra ditën e djeshme.
Kujtojmë se pak ditë më parë Dojna ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në ditët e fundit të shtatzënisë.
Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.