SPAK nis hetimet për Ilir Metën, ja dokumenti që ka mbërritur në KQZ!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK nis hetimet për Ilir Metën, ja dokumenti që ka mbërritur në KQZ!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta për falsifikim formulari. SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme.

Hetimi është nisur mbi bazën e dyshimit se ish-presidenti ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit, duke marrë shkas nga të dhënat publike që dolën disa javë më pare ku nga Autoriteti i Dosjeve hidheshin dyshime se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Në kërkesën që mban firmën e Arben Krajës thuhet:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj (Meta)”.

Të gjitha akuzat janë hedhur poshtë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u shpreh pak ditë më parë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për shkelje. Meta nënvizoi se për të nuk ka ekzistuar kurrë asnjë dosje, sa i përket rastit të Autoritetit të Dosjeve dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, shtetasit me inicialet I.M.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE