Thellë në mendime…Çfarë e shqetëson Yllin?

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thellë në mendime…Çfarë e shqetëson Yllin?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ditët e fundit Ylli po i kalon pushimet në jugun e Shqipërisë edhe pse për shkak të motit është shprehur se nuk po i shijon shumë për shkak të motit të paqëndrueshëm, por është munduar që ti marrë gjërat me sportivitet. Vetëm pak më parë ka postuar në Instastory foto të tij, ku na ka treguar se ditën e sotme ka hyrë thellë në mendime.

Ditën e djeshme Ylli është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Ditën e mërkurë ai ka humbur përgjithmonë maçokun e tij shumë të dashur, pasi fatkeqësisht atë e kanë sulmuar disa qen endacak. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe quan fajtor vetëm bashkinë e Prishtinës. Gjithashtu Ylli ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE