Hide, një frut i vogël sa një kokërr ulliri por me vlera ushqyese të jashtëzakonshme!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hide, një frut i vogël sa një kokërr ulliri por me vlera ushqyese të jashtëzakonshme!

Ky frut interesant me origjinë nga Kina e largët ka mbi 4.000 vjet që kultivohet në të gjithë botën me më shumë se 400 varietete. Në fjalorin e gjuhës shqipe ky frut quhet hide, ndërsa në gjuhën e përditshme popullore i referohemi me ide, në jug të vendit xinxife kurse shkodranët dhe kryesisht pjesa e veriut e quan kimça. Duket se çdo qytet dhe zonë ka dashur t’i japë ngjyrat e autenticitetit këtij fruti, duke i vënë një emër unik. Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë edhe një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor.

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë vlerat ushqyese të saj? Shumë pak e dinë, por hidet përmbajnë magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese. Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze. Por ide, hide apo kimça, më e rëndësishmja është që po flasim gjithnjë për të njëjtin frut, që vjen nga ajo pema e vogël imcake dhe që gjatë ditëve të para të shtatorit e gjeni në tezgat e tregëtarëve të fruta perimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE