Nëse ke këtë shenjë horoskopi, nuk mund të punosh me Jennifer Lopez!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ke këtë shenjë horoskopi, nuk mund të punosh me Jennifer Lopez!

Kërcimtarja dhe aktorja amerikane, Heather Morris, ndau përvojën e saj të pakëndshme me Jennifer Lopez, kur ajo u përjashtua nga një audicion kërcimi për shkak të shenjës së horoskopit. 35-vjeçarja, e cila prej vitesh punon si kërcimtare profesioniste, u shfaq në audicionin e J.Lo, por u largua shumë më shpejt se sa pritej.

Në podcastin “Just Sayin’ with Justin Martindale”, Morris tregoi se si në ditën e dytë të audicionit, Lopez vetëm hyri në dhomë dhe i tha:

Faleminderit shumë, të gjithë keni punuar me mund. Nëse ka ndonjë të shenjës Virgjëresha në këtë dhomë, a mund ta çoni dorën?

Më pas, pohon ajo, aktorja dhe këngëtarja e famshme i pëshpëriti diçka asistentit të saj, më pas i falënderoi kërcimtarët që kishin lindur nën këtë shenjë të horoskopit, duke thënë se ata duhej të largoheshin nga dhoma. Gjatë podcastit, aktorja e serialit “Glee” tregoi gjithashtu se sa i vështirë është në të vërtetë audicioni i kërcimit, gjë që rriti absurditetin e mënyrës që përdori Jennifer për të zgjedhur kërcimtarët. Heather u shpreh:

Ti nuk paguhesh, je aty nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, ndërsa njerëzit të gjykojnë gjatë gjithë kohës.

Mbetet e dyshimtë se pse Jennifer Lopez bëri këtë zgjedhje pikërisht duke u bazuar tek shenja e horoskopit. Vlen të theksohet se ish-bashkëshorti i Lopez, Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar në periudhën 2004-2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku, ka lindur në shenjën e Virgjëreshës.

Nusja e shumëpërfolur Jennifer Lopez ndyshoi disa fustane ndërsa festonte dasmën e saj me bashkëshortin Ben Affleck gjatë fundjavës që lamë pas. Tre fustanet që ajo veshi gjatë ceremonisë në Gjeorgji ishin mbresëlënëse. Superylli parakaloi me një fustan të porositur të koleksionit Ralph Lauren. Mbi 1,000 shami u ngjitën në fustan me dorë për të krijuar një fund voluminoz. Ylli i pop-it gjithashtu mbante një vello të gjatë duke i dhënë asaj një pamje mbretërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE