Një postim romantik, çfarë po përpiqet të na thotë Loredana?
Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Shpesh bukuroshja është përfolur për jetën e saj personale dhe së fundmi na ka shtuar dyshimet me një Instastory që ka ndarë me ndjekësit. Para pak minutash, artistja ka postuar një pjesë nga teksti i këngës ‘Staying Alive’ të Drake, Lil Baby dhe Dj Khaled ku thuhet:
Po qëndroj gjallë, po qëndroj gjallë, me të vërtetë. I vendosa ndjenjat tej, a do që të vdes? Por, zemër unë po qëndroj gjallë.
Nuk dihet nëse thjesht kjo është një këngë e preferuar e Lorit apo ky postim është një dedikim, megjithatë ne jemi gjithë sy e veshë për të parë reagimin e reperes.
Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të vijë me një projekt të ri. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja ka treguar me anë të një Instastory se tanimë ka realizuar demon e surprizës së saj më të re, e cila do të titullohet “Stay with me” (Qëndro me mua) dhe pritet të publikohet shumë shpejt.